Donika Kadaj optimiste: Kulla dhe Çakorri do mbesin brenda territorit tonë

Anëtarja e AAK’së, Donika Kadaj, është e ftuar sonte në emisionin DPT Te Fidani në T7.

Kadaj në këtë emision ndër të tjera foli edhe për votimin e demarakacionit me Malin e Zi. Shumë kanë thënë se Kosova i ka humbur 8 mijë hektarë tokë nga kjo marrëveshje. Mirëpo ish-deputetja mendon ndryshe.

“Kulla dhe Çakorri janë tonat”, thotë ajo.

“Kufiri nuk ka lëvizur, mund të dilni në terren dhe të e shihni. Kufijtë do mbesin ashtu siç janë. Kemi aneks marrëveshje me Malin e Zi, dhe do të arrijmë mes Komisionit për Demarkacion të drejtuar nga Shpejtim Bullqii një kompromis. Mali i Zi nuk ka pretendime territoriale mbi asnjë shtet dhe as ne nuk kemi këso pretendime”.

loading…