Donika Kadaj: Në Berlin ka vdekur ideja për ndarjen e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se kufijtë e Kosovës nuk do të preken kurrë.

Kadaj-Bujupi në emisionin “DPT Te Fidani” në T7 ka thënë se ideja për ndarjen e Kosovës ka vdekur në Berlin.

“Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka ndërruar qëndrim deri më tash për çështjen e kufijve të Kosovës. Ai edhe në Berlin e ka mbajtur këtë qëndrim. Pra, në Berlin edhe ka vdekur ideja për ndarjen e Kosovës. Në Berlin është treguar se kufijtë e Kosovës nuk preken”.

Ajo ka thënë se Haradinaj ka pasure presion për temën e kufijve dhe taksës, por sipas saj, kryeministri nuk ka pranuar të ndryshoj qëndrimet.