Donika Kadaj: Heqja e taksës është fillimi i dorëzimit ndaj Serbisë

Deputetja e AAK-së, Donika-Kadaj Bujupi në një prononcim për T7 tha se zotimi i kryeministrit Albin Kurti se me ardhjen e tij në pushtet taksa 100% do të hiqet për t’u zëvendësuar me reciprocitet është e gabueshme dhe se ai vendim do ta dobësonte pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë.

Duke komentuar këtë zotim të kryeministrit të ri ajo theksoi se heshtja ndaj kërkesës së heqjes së taksës është miratim i kërkesës për heqjen e saj.

Është i njëjti rrugëtim si i Thaçit, skifter në opozitë e pulë në pushtet.

“Kur je në pushtet duhet të rezistosh, shembullin më të mirë përë këtë e dha Ramush Haradinaj në dy vitet e fundit”, deklaroi deputetja Kadaj-Bujupi