Donika Kadaj-Bujupi ftohet të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kjo është arsyeja

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi është ftuar që të paraqitet në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës e ka ftuar Kadaj-Bujupin për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në vitin 2015.

Janë rreth 20 deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit të Kosovës që ishin arrestuar në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.