Donika Kadaj-Albin Kurtit: As pulë nuk je, zogzë

Deputetja e AAK’së dhe ish-anëtarja e VV’së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit të Kosovës për largimin e pjesshëm të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Kurti e ka quajtur kryeministrin “zogzë”, pas vendimit të tij.

“Kurti i thoshte Thaçit “Me neve skifter a jashtë pulë”. Ky as pulë, Zogzë”, thotë ajo.

Kadaj Bujupi ka qenë deputete e VV’së në vitin 2018 kur u larguan një grup i anëtarëve të këtij subjekti dhe iu bashkuan PSD’së. Kadaj vendosi që të shkonte në AAK.