Donika Gërvalla s’i mohon abuzimet e saj, ankohet në ‘qepim’

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka reaguar pas publikimit të një skandali të saj sot në Demokracia.com.

Ministrja Donika Gërvalla-Schëarz I kishte lëshuar certifikatë të praktikës vajzës së saj, Nora Schwarz ku thuhej se ajo ka kryer praktikën në kabinetin e ministrisë së nënës së saj.

Ajo nuk ka pasur asjë argument për ta kundërshtuar shkrimin e faktuar me dokumente të cilin e publikoi sot Demokracia.com.

Gërvalla-Schwarz është ankuar për ‘qepim’ nga mediat.

“Paska nisur sot edicioni I ri I serialit “Qepimi”. Filmi i njëjtë, vetëm skena ndryshon.”, ka qenë reagimi i saj.

Ajo i vuri në dispozicion të së bijë institucionin që drejton, vulën e shtetit dhe asistentes e saj.