Donika Gërvalla nesër pret në aeroport ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas

Ministria e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla do të pres në aeroportin e Prishtinës, kryediplomatin Heiko Maas që do të arrijë nesër, njofton zyra për media e MPJ-së.

Ministri i Jashtëm Maas do të pritet nga homologja Gërvalla në ora 14:00.

“Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, z.Heiko Maas, nesër (e enjte) vjen për vizitë zyrtare në Kosovë. Në orën 14:00,  në Aeroportin e Prishtinës, ministri Maas do të pritet nga ministrja e Jashtme, znj. Donika Gërvalla. Në orën 17:00, në Ministrinë e Jashtme, ministrja Gërvalla dhe ministri Maas do të zhvillojnë takimin bilateral”, thuhet në njoftim.

Haas do të takojë nesër edhe kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.