Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zëvendëskryeministre, është liruar nga akuza për mosraportim të pasurisë.

Aktgjykimi ndaj Gërvallës është marrë të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjykatësi Dibran Jusufi.

Gjykatësi tha se provat janë vlerësuar një nga një dhe u vërtetua se veprime për të cilën ngarkohet Gërvalla nuk përbëjnë vepër penale.

“Gjykata ka analizur me vëmendje pretendimet e Prokurorisë, por me asnjë provë të vetme nuk gjen që janë përmbushur elementet e veprës penale”, tha gjykatësi Jusufi./Betimi për Drejtësi