Donika Gërvalla ia bën ‘bllok’ Berat Buzhales

Ministrja e Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla po vazhdon luftën e saj disa mediat, respektivisht gazetarë të caktuar.

Gërvalla e ka bllokuar në twitter Berat Buzhalën.

Se kjo gjë ka ndodh e ka konfirmuar vet gazetari, përmes facebook.

Buzhala thotë se kjo është një marrëzi e radhës e ministres.  Sipas tij ky akt erdhi pas kritikave që i bëri në drejtim të punës së Gërvallës.

Tutje ka thënë se edhe gjykata në Amerikë ia ka ndaluar Presidentit Trump se që t’i bllokoi qytetarëve komentet e lerë me gazetarë.

 “ Gjykata në Amerike ia kishte ndaluar Presidentit Trump me i blloku qytetarët – le mo gazetarët – në faqen e tij në Tëitter. E kishte konsideruar se sipas nenit të Parë të Kushtetutës te Amerikës, liria e shprehjes është me e rëndësishme se çdo gjë tjetër, kur është fjala për interesin publik”.

“A është qiky mentaliteti i ri i qeverisjes Kurti? A është heshtja e kritikueseve zgjidhje e problemeve, sipas tyre?” – përfundon Buzhala shkrimin e tij.