Donika Gërvalla i reagon Fatmir Limajt pas fjalimit në Kuvend

Donika Gërvalla e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar deputetit Fatmir Limaj pas fjalimit që ky i fundit e pati në seancë të Kuvendit.

Gërvalla ka shkruar në Facebook se shpresojnë që qeveria e re të mos e dinë se si funksionon shteti në stilin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Ramush Haradinaj e Fatmir Limajt.

“Fatmir Limaj thotë që KM i ri duhet ta mësojë njëherë se si funksionon shteti.

Z. Limaj, ne pikërisht atë po shpresojmë, që qeveria e re mos ta dijë se si funksionon shteti në stilin Thaçi, Veseli, Haradinaj, Limaj. Se ndryshe na mori lumi edhe për 20 vjet të tjera. Ncncnc”, ka shkruar Gërvalla.