Kandidatja për deputete nga lista e Vetëvendosjes, Donika Gërvalla ka folur rreth të vërtetës në Mitrovicë, Veriut, strukturave të atjeshme kriminale dhe Beogradit.

Gërvallës në një shkrim në Facebook, thotë shefi i Enver Hoxhajt pritet me raki dhe kafe, ndërsa Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, që sipas saj, janë përfaqësuesit e shpresës së vendit priten me protest nga përfaqësuesit të nëntokës kriminale serbe në Veri të vendit.

Gërvalla tutje shkruan se pozicionimi i Beogradit në këto zgjedhje është më i qartë se kurrë.

Postimi i plotë:

E vërteta rreth Mitrovicës, Veriut, strukturave të atjeshme kriminale dhe Beogradit.

Ndërkohë që shefi i Enver Hoxhajt pritet me raki dhe kafe, përfaqësuesit e shpresës së vendit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti priten me protestë nga përfaqësues të nëntokës kriminale serbe në Veri të vendit.

Ndërkohë që Lista e Referendumit po dihet që do t’i fitojë këto zgjedhje, Beogradi përmes Listës Serbe hapur përpiqet ta pengojë deri në sekondat e fundit këtë fitore duke manipuluar votat e Serbëve në Kosovë.

Pozicionimi i Beogradit në këto zgjedhje është më i qartë se kurrë.