Donaldi “thumbon” hapur Beatrixën? Ike në Dubai kur isha unë në “Big Brother”

Lidhja e Donaldit dhe Trixës është komentuar jashtëzakonisht shumë.

Kjo lidhje është komentuar edhe pas ndarjes së tyre, shkruan lajmi.net.

E tashmë kur Donaldi ka filluar emisionin e tij “Më lër të flasë”, secila fjalë e tij duket si dedikim ose “thumbim” ndaj ish të dashurave të tij.

Në emisionin e fundit Donaldi dhe Romeo teksa kanë startuar programin kanë hedhur disa kunja për Dubain e historinë e Porti Potta.

E teksa bisedonin, Donaldi i është drejtuar Romeos:

“Kur isha unë në Big Brother ti ishe në Dubai, për të ngrënë hë, se ishe dhe papunë ato kohë”, kjo u duk një kunjë ndaj Trixës.