Donaldi nuk i njohu zërin, vjen reagimi i Trixës pasi aktori dëgjoi këngën e dashurisë së tyre

Beatrix Ramosaj tanimë po e përcjellë Big Brother Vip nga shtëpia, larg Donaldit.

Këngëtarja dhe ish banorja e BBV në ditët e para e përjetoi rëndë eliminimin nga shtëpia e famshme e Shqipërisë.

Kjo për arsye jo vetëm të Donaldit i cili mbeti brenda për ta vazhduar garën por edhe për shkak se me çfarë do të përballej jashtë si pasojë e trekëndëshit Donald- Bora- Beatrix.

Pas daljes nga BBV, Beatrix nuk u pronocua për asnjë media, ajo madje nuk mori pjesë as në Fan Club e as në spektaklin e së premtes në BBV.

Tutje Trixa ka publikuar një këngë me titull “Faj” dedikuar historisë së saj me Donaldin, të cilën sot produksioni e lëshoi në shtëpi për ta surprizuar Donaldin.

Aktori fillimisht nuk e njohu zërin mendoi se është një këngë e vjetër por më pas i njohu zërin dhe u emocionua shumë.

Në anën tjetër Trixa bëri një reagim në instagram duke shkruar “Edhe pak ditë zemër…”.