Donaldi nuk është pjesë e televotimit për finalistin e parë

Banori i “BBVip”, Donald Veshaj nuk do të mund të votohet si finalisti i parë.

Kjo vjen si pasojë e një dënimi nga “Vëllai i madh”, pasi ai shkeli rregullat, shkruan Demokracia.com.

Donaldi kishte futur në shtëpi reperin Mozzik, të premtën e kaluar, pa marrë leje nga produksioni.

Produksioni reagoi menjëherë duke e larguar nga shtëpia Mozzik-un.