Donaldi në “mbështetje “ të Trixës, ja çfarë tha në emision

Beatrix Ramosaj është një ndër personazhet e “Big Brother VIP” më të komentuar.

Ajo edhe pas kaq muajsh vazhdon të merr vëmendje me secilin veprim të saj.

Së fundi ajo ka postuar një video teksa është shfaqur e përlotur pasi u shpreh se prej muajsh ajo vazhdon e bullizohet.

Po ashtu ajo ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë atyre që e bullizojnë tash e tutje.

E për këtë temë ka folur së fundi në emisionin e tij edhe Donaldi.

Ai ka ironizuar më ata që bëjnë komente të tilla duke i quajtur edhe si filozofë.

Kjo është marrë nga fansat si përkrahje ndaj Trixës, duke i kërkuar që të mos i dëgjojë të tjerët./Lajmi.net/