Donaldi këndon këngën dedikuar Bora Zemanit

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë. Në natën e katërt të spektaklit të Big Brother Albania VIP është larguar banori i parë, Elhaid Cufi, ndërsa sonte pritet të largohet edhe një banorë tjetër dhe të hyjnë të rinjtë.

Banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Donald Veshaj është komentuar shpeshherë muajve të fundit për lidhjen e tij me moderatoren, Bora Zemani.

Së fundmi, ai ka treguar se i ka dedikuar një këngë asaj, tekst ky i shkruar nga vetë Donaldi, ndërsa ditën e sotme ai e ka kënduar këngën dedikuar Borës në shtëpi.