donaldi

Donaldi: Kam menduar se hyrja ime në “Big Brother VIP” ka qenë gabim

Finalistët po diskutojnë tema të ndryshme kohët e fundit, gjithashtu edhe për eksperiencën e tyre brenda shtëpisë së famshme.

Së fundmi, modelja, Beniada Nishani iu ka bërë pyetje Ilirit dhe Donaldit, shkruan lajmi.net.

Derisa bisedonin, Beniada pyet nëse dy konkurrentët e kishin menduar ndonjëherë të linin lojën e “Big Brother”.

Aktori, Donald Veshaj u shpreh se e ka çuar në mendje. Madje ka menduar nëse hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte gjëja e duhur që ai ka bërë. Megjithatë, pavarësisht këtyre mendimeve, Donaldi tha se egoja nuk ia ka lejuar ta lë lojën.

Theksojmë se, Donaldi ka pasur një sërë ngjarjesh që i kanë ndodhur sa ka qenë jashtë por e kanë ndjekur edhe gjatë qëndrimit  të tij në “Big Brother VIP”.

Ndryshe, ai u zgjedh finalisti i tretë pasi Iliri ishte i pari dhe Beniada e dyta në përzgjedhjen e “Vëllait të Madh’’.