Donaldi e pranon në emisionin e tij se kënga e fundit është dedikim për Borën

Në emisionin më të ri në ‘Top Channel’ “Më lër të flas”, përveç intervistave zhvillohen edhe lojëra interesante me të ftuarit ku duhet të zgjedhet mes përgjigjes së pyetjeve që bëhen ose në mungesë të përgjigjes mund të jepet një deklaratë për diçka të caktuar.

I pyetur nga Romeo rreth moderatores më të preferuar në TCH, Donaldi është përgjigjur tërthorazi që pranon se një dedikim i këngës së tij është pikërisht për atë person, duke nënkuptuar Bora Zemanin.

Donald Veshaj u pyetur gjithashtu rreth vajzës shqiptare më seksi, tha se është Bora Muzhaqi, pas një suspance disa sekondëshe para mbiemrit të saj.

Romeo: Kush është moderatorja më e preferuar në Top Channel?

Donaldi: Nuk ka më burra sot. Pranoj që kënga e fundit është dedikim për dikë që punon në Top Channel.

Romeo: Cila është vajza shqiptare më seksi sipas teje?

Donaldi: Është Bora….. Muzhaqi

Donald: Arsyeja që shkakton sherr në familjen tuaj?

Lori Hoxha: Për mënyrën se si ndërtojmë jetën. Sara ka një plan për çdo gjë, unë nuk kam.

Romeo: Më thuaj një emër që nuk do e ftoje kurrë në emision?

Donaldi; Jap deklaratë, pranoj që kam tradhëtuar në një lidhje.