Nëna e aktorit Donald Veshaj ka bërë një koment epik në profilin e të birit në Instagram. Pas një postimi të Donaldit në “Instastory”, i cili ka deklaruar se do të dhurojë 7 udhëtime për çiftet që nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë këtë gjë, e ëma është futur në ‘konkurs’.

Duke luajtur sipas rregullave që ka vendosur Donaldi në postim, ku duhet të komentonin çiftet që kanë dëshirë të udhëtojnë, ajo shkruan se shpreson ë tjerë e përzgjedhura.

“Aman ore, mbase më ke zgjedhur mua me Kaçon” i ka shkruar Donaldit.

Këtë bisedë, Veshaj e ka postuar në Instastory.

“Ndërkohë mami im” ka shkruar aktori krah fotos së bisedës me mamanë e tij.

Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, Donaldi ka treguar se gjithçka ka arritur ia dedikon nënës dhe babait të tij, të cilët kanë sakrifikuar shumë për fëmijët.