Donald Veshaj ka publikuar këngën e re me titullin “Hesht”

Vëllezërit binjakë Donald dhe Romeo Veshaj ditën e djeshme, më 1 shtator kanë festuar ditëlindjen e 27-të.

Për ta bërë edhe më të veçantë këtë ditë, aktori, moderatori i kthyer edhe në këngëtar, Donaldi ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Ish-banori i Big Brother VIP që tashmë i është përkushtuar edhe muzikës a lansuar këngën me titullin “Hesht” të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip bardhë e zi.

Producent projektit të ri është kantautori Elgit Doda, ndërsa teksti u shkrua nga Donaldi.

Foto: Donald Veshaj/Instagram

Për mikësimin dhe masterizimin e këngës është përkujdesur Marenglen Boja, teksa klipin iu besua “Fullmoon Production” me regji të The Claudia.

Menjëherë pas publikimit, balada e dashurisë nga Donaldi u konsiderua si një dedikimi, duke bërë që fansat të ndaheshin me aludimet se mund të jetë për Bora Zemanin dhe të tjerë që mendonin që ishte për Beatrix Ramosajn.

Kujtojmë që me të dyja vajzat e lartpërmendura, Donaldi ishte në një lidhje dashurie, ai krijoj një romancë jetëshkurtër me këngëtaren gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të BB VIP.

Teksa, prej vitesh ka qenë në lidhje me moderatoren, me të cilën pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh, dyshja tashmë janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit dhe janë parë së bashku në disa dalje publike.

Së fundmi Bora dhe Donaldi ishin bashkë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë, këtë e dëshmoi edhe një fotografi e mikeshës së tyre, këngëtares Semi Jaupaj e postuar nga ajo në Instagram.