Donald Trump mund t’i kthehet Facebook-ut në janar 2023

Në qershor 2021, Meta njoftoi se po pezullonte ndalesën ndaj Trump për dy vjet, duke vazhduar pezullimin fillestar nga 7 janari i atij viti, një ditë pasi një turmë mbështetësish të Trump shkaktaun trazira të rënda në Amerikë.

Nick Clegg, president i çështjeve globale në Meta, tha për “Semaphore” se ndalimi i Facebook-ut të ish-presidentit të ShBA-së, Donald Trump mund të hiqet që në janar, nëse merret një vendim për të rivendosur llogarinë e tij pas skadimit të pezullimit.

Clegg tha se Meta do ta bazojë vendimin e saj në diskutimet me ekspertët dhe nëse ekziston rreziku i “dëmtimit në botën reale”, raportoi Semaphor.

“Nëse mendojmë se ka përmbajtje në platformën tonë që do të çojë në dëmtim të botës reale, dëm fizik, atëherë ne mendojmë se kemi një përgjegjësi të qartë për të vepruar kundër kësaj,” tha Clegg.

Trump kishte 35 milionë ndjekës në Facebook.

Facebook nuk ishte e vetmja platformë sociale që ndaloi Trumpin.

Më 8 janar 2021, Twitter njoftoi se kishte “pezulluar përgjithmonë” llogarinë e tij “për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës”.

Në shkurt të këtij viti, Trump lansoi platformën e tij konservatore sociale Truth Social, e cila deri më tani ka qenë një dështim i madh.