Donald Trump i shkruan Ramush Haradinajt

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar letër urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me ShBA’në është speciale dhe e përhershme.

“Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj poashtu ka thënë se Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.