Don Xhoni videoklipin e ri do ta realizojë me Ramiz Lladrovcin
Këngëtarët e estradës vazhdimisht janë duke punuar për realizimin e projekteve të reja muzikore.
Dhe, Don Xhon përmes një storie tregoi se ka një surprizë për publikun dhe fansat e tij.
Ai publikoi një fotografi në të cilën ishte bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin derisa shkroi se ka një super surprizë për fansat dhe “N’Drenicë” ka titullin projekti që ai do e publikojë.
“1 super surprizë, n’Drenicë, cooming soon me kryetarin dhe mikun tim Ramiz Lladrovci”, shkroi Don Xhon në imazhin e publikuar duke mos zbuluar detaje tjera.
Ndryshe, “Unë foli i fundit” është kënga e reperit e publikuar katër ditë më parë e cila ka arritur 1 milion shikime në kanalin zyrtar në YouTube.