Don Xhoni e ka publikuar këngën e re.

Rep-artisti shqiptar, Don Xhoni, e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Kokaina”, titullohet kënga e cila vjen e realizuar edhe me videoklip, Trejsi Sejdini me të cilën ditë më parë u pa duke darkuar ishte protagoniste.

Sikurse edhe në të tjera këngë edhe në këtë të fundit, Don ka punuar në melodinë dhe tekstin e prodhimtarisë muzikore.Për instrumentalin e këngës është përkujdesur Rzon dhe Pllumb.Kujtojmë se pasi darkuan së bashku dolën zëra se dyshja janë në lidhje dashurie. Nuk dihet nëse janë takuar për punë apo kjo gjë është e vërtetë mirëpo mbetet të shihet së shpejti.