Don Xhoni ndalohet nga Policia, i gjendet arma në BMW

Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi është ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë në autostradë.

Don Xhonit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje.

Arma iu gjet në veturën e tij të tipit BMW, raporton Indeksonline.

Kjo nuk është hera e parë që artisti ka probleme me Policinë.

Vetëm gjatë këtij viti ai disa herë është ndaluar nga Policia e Kosovës për armëmbajtje pa leje.