Don Xhoni ka befasi për ndjekësit, “fill pas Ramazanit”

“Freestyle” i radhës është gati nga Don Xhoni.

Reperi Don Xhoni këtë periudhë po e shijon suksesin e këngës “Maffia” dhe “Freestyle”, që bëri bujë në rrjet.

Së fundi, ai me anë të një postimi bëri të ditur se fansat e tij i pret një befasi pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“1 dhurate fill mas Ramazani. Don Xhoni Freestyle, së shpejti”, shkroi reperi në fotografinë me të cilën ka paralajmëruar projektin e ri.

“Freestyle” i kaluar i Don Xhonit ka rezultuar shumë i suksesshëm, ai u bë viral në rrjete sociale dhe kënga e tij u shpërnda nga emra të njohur.