Don Xhoni demanton lajmin se është rrahur në Tiranë VIDEO

Reperi ka demantuar lajmin se është rrahur nga Klejdi Dogjani i njohur si Finem në Tiranë.

Përmes një video-live në Instagram, Don Xhoni zbuloi se nuk është në Tiranë.

Ai është duke qëndruar në vendlindjen e tij në Drenicë dhe dënoi ashpër lajmin e rremë të publikuar për incidentin e tij me reperin nga Shqipëria.

Gjatë videos live, ai u pa se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është rrahur nga askush.

Ndryshe, në mbrëmjen e sotme në Tiranë u pretendua se Don Xhoni është rrahur nga një reper i Shqipërisë.