Don Phenom “thumbon” Noizyn me fjalë të Unikkatil (FOTO)
Noizy ka publikuar para pak ditësh një këngë të re, por diçka tjetër ka marrë vëmendjen.
Në një pjesë të tekstit, Noizy thotë: “Duket meksikane po m’duket se eshtë shkodrane”. Por, diçka të ngjajshme kemi dëgjuar edhe disa muaj më parë, saktësisht në këngën e Don Phenom, “Twerkirate, ku reperi thotë: “Ndoshta duket si spanjolle ngaqë është shkodrane”.
E me të dëgjuar këtë këngë të re të Noizyt, Don Phenom ka reaguar, shkruan ballkani.info.
Me anë të një postimi në Instagram, Phenom ka përdorur fjalët e Unikkatil, për të bërë ‘diss’-in për Noizyn për këtë rast.
Ai ka shkruar: “Nëse fjal t’mira najher shkruni, asht kur poi merrni tekstet tona e pak ma ndryshe poi thuni”.