Don Phenom nuk ka të ndalur, paralajmëron edhe një bashkëpunim

Reperi i njohur, Don Phenom është i ftuar në emisionin “Te Shoqja”, i cili transmetohet LIVE sonte në ora 19:00.

Don Phenom ka zbuluar detaje për bashkëpunimin me një artist të estradës, projekt ky i cili pritet të lansohet së shpejti, shkruan Ballkani.info.

Ai ka folur gjithashtu për një bashkëpunim të mundshëm me reperin Unikkatil.

Ndër të tjerash, reperi ka treguar për raportet që i ka me Mozzik dhe Getinjo, madje ka pasur edhe disa fjalë për artisten e njohur kosovare, Tayna, e cila filloi karrierën e saj pikërisht në bashkëpunim me Don Phenom me këngën ‘Columbiana’.

Përveç artistave, Don Phenom ka folur për komandantin legjendar Adem Jashari, për humanistin Halil Kastrati dhe për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Për këto dhe shumë detaje të tjera, ndiqeni emisionin ‘Te Shoqja’, prodhim i Ballkani.info, sonte në ora 19:00 LIVE në rrjetin social Facebook. /Ballkani.info

https://www.instagram.com/p/BvENgu1howZ/