Doli për të kryer blerje për shtëpi, zhduket djali nga Prizreni
Policia e Kosovës ka raportuar se një djalë është zhdukur në rrugën “Tirana” në Prizren, pasditen e 11 prillit, rreth orës 14:00, shkruan ballkani.info
Sipas raportit të policisë, babi i djalit ka treguar se ai kishte dalë nga shtëpia me qëllim për të blerë gjëra-furnizim për shtëpi, por më nuk ishte kthyer në shtëpi.