Pejë

Doli në iftar me kolegët e punës – pejani nuk e lejon gruan të hyjë në shtëpi

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Policia njofton se i dyshuari nuk e ka lejuar gruan e të hyjë në shtëpi, pasi që e njëjta kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar.

Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:50.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi.

I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: