Doli incizimi nga rrahja e disa të rinjve në Pejë, katër persona arrestohen nga Policia

Katër persona janë arrestuar, njëri prej tyre i mitur nën dyshimin se ishin të përfshirë në një rrahje ndaj një personi tjetër në rajonin e Pejës.

Kjo rrahje ishte incizuar dhe pas publikimit në media, Policia ka arritur t’i arrestojë katër të dyshuarit: L.M(2003), T.M (2005), S.B (2007), E.A (2008).

Sipas Policisë, rasti ishte raportuar në Polici më datën 07.10 2022 rreth orës 12:20.

“Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve me numër rendor (1, 2 dhe 3) iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur (nr. 4) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK’së.