Policia e Kosovës, ekipet e trafikut rajonal në Prishtinë pas njoftimeve dhe denoncimeve nga qytetarët tanë për kundërvajtjet e dokumentuara në trafik të kryer nga persona të ndryshëm, ka ndërmarr veprime ligjore ndaj personave që rrezikojnë sigurinë rrugore dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe ofrimin e informatave relevante që kontribuojnë në rritjen e sigurisë në rrugë.

Personat e përfshirë në rrezikimin e sigurisë rrugore, si në fotot e bashkangjitura kanë pranuar gjobat e përcaktuara sipas ligjit në fuqi.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe masa aktive ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë personave që nuk respektojnë rregullat në trafikun rrugor, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/