Dokumentohet ndërhyrja politike gjatë vlerësimit për grantin 5-milionësh

Një koncept-dokument i finalizuar këtë javë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dokumenton dyshimet për ndërhyrje dhe vlerësim jo të drejtë të performancës së komunave, që ishte bërë për qëllim të përfitimit nga një grant 5-milionësh.

Në Ministri kanë dhënë zotimin për transparencë të plotë në proces.

Në prioritetet e 100-ditëshit kanë edhe nisjen e hartimit të ligjit me të cilin do të penalizohen zyrtarët që manipulojnë me këtë vlerësim.