Dokumentet në Wikileaks, ish-ushtarakja amerikane lirohet nga burgu

Chelsea Manning, ish-ushtarakja amerikane që i siguroi Wikileaks qindra mijëra dokumente sekrete për t’i publikuar në internet, është liruar nga burgu.

Ajo u burgos më 8 mars pasi refuzoi të dëshmonte përballë një jurie në kuadër të hetimeve për çështjen Wikileaks. Manning tha se kishte dëshmuar më parë për gjithçka që kishte dijeni, ndaj nuk kishte asgjë të re për të shtuar.

Chelsea Manning u dënua me 35 vjet burg në vitin 2010 pasi përhapi qindra mijëra dokumente sekrete. Ajo qëndroi në burg për shtatë vite, deri sa Presidenti Barack Obama firmosi faljen e saj pak ditë para mbarimit të mandatit.