Zyra e Kryeministrit të Kosovës pritet që t’i shpenzojë 6 mijë e 500 euro për larje të veturave zyrtare. Për këtë tashmë është shpallur edhe një tender.

Për shkëlqimin e xhipavet të zi të eskortës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është paraparë të shpenzohen goxha para të buxhetit të shtetit.

Në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP është bërë e ditur se janë ndarë 6 mijë e 500 euro.

Tutje, në dosjen e tenderit është bërë me dije se kompania fituese do të bëjë disa lloje të larjeve të veturave.

Do të ketë edhe ekstra larje, brenda dhe jashtë.

“Larja komplet me shampo (brenda dhe jashtë) e automjeteve zyrtare (7 ditë të javës ) sipas specifikimit teknik. Ekstra larje (brenda dhe jashtë, perfshirë tavanin ulëset, dyert etj) sipas specifikimit teknik. Ujë/ shampon i xhamave për automjete sipas specifikimit teknik”.

Në dosjen e tenderit është treguar se kompania fituese do të bëjë 1200 larje komplet me shampo, 30 ekstra larje dhe 1000 ujë/shampon i xhamave për automjete.

Kohëzgjatja e tenderit do të jetë 12 muaj. /Ballkani.info/