DOKUMENT| Të premten UP zgjedh anëtarët e Këshillit Drejtues, në garë edhe mbështetësi i Albin Kurtit

Të premten Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të mblidhet për të zgjedhur pesë përfaqësuesit e tij në Këshillin Drejtues, organin më të lartë të universitetit.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditë së mbledhjes së Senatit të thirrur nga rektori Naser Sahiti.

Mbledhja do të mbahet në ora 14:00, shkruan Demokracia.com.

Për pesë përfaqësues të Senatit në KD kanë konkurruar 21 profesorë dhe asistentë.

Ajvaz Berisha, Arjan Krasniqi, Arleta Nixha, Azem Hajdari, Bedri Bahtiri, Bedri Dragusha, Blerta Mustafa, Bujar Krasniqi, Fatgzim Latifi, Florim Isufi, Gwzim Qerimi, Ilir Mazreku, Mentor Sopjani, Naser Kabashi, Naser Zabeli, Ramadan Sopi, Rifat Krasniqi, Sali Aliu, Selim Bezeraj, Skender Muji, Vjosa Hamiti.

Këtë pozitë po e synon edhe mbështetësi i Vetëvendosjes, Rifat Krasniqi, i cili është asistent në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Rifat Krasniqi.

Krasniqi ka qenë edhe anëtar i Senatit të Universitetit nga Parlamenti Studentor, raporton Demokracia.com.

Ai është edhe anëtar i Këshillit të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në UP, që nga 1 tetori 2020.

Ish-përfaqësuesi i studentëve, tash asistent, njihet edhe për përkrahjen e madhe që i bënë Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai shpesh poston fotografi me kryeministrin Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.