Drejtori i Departamentit Ligjor, Rexhep Bllaca, është emëruar Ushtrues Detyre i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Demokracia.com ka siguruar vendimin e MINT-it, ku Bllaca është emëruar U.D. i Sekretarit.

Që nga marrja e mandatit, Rozeta Hajdari ka funksionuar me Ushtrues Detyre të Sekretarit, duke i ndërruar disa me radhë. Ndërsa, për ketë pozitë tashmë është shpallur edhe konkursi.

Demokracia.com dje ka raportuar se MINT-i pas gati dy vitesh qeverisje, ka shpallur konkurs për sekretar të ministrisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari.

Gara për aplikim është e hapur deri më 23 shtator 2022, ndërsa lista e kandidatëve që i plotësojnë kriteret parashihet të publikohet më së largu deri më 3 tetor./Demokracia.com/