Blerja e disa dhuratave protokollare, Presidencës së Kosovës do t’i kushtojë rreth 20 mijë euro. Për ketë tashmë presidenca ka dhënë edhe një tender.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë gati dhuratat për mysafirët që do t’i pres e përcjell në zyre. Dhurata këto të cilat buxheti të shtetit do t’i kushtojnë plotë 19 mijë e 998 euro.
Tenderin për këto shërbime e ka fituar kompania “Shpresa Dedinja B.I”, shkruan Ballkani.info.
Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit të publikuar në KRPP, Presidenca do të blejë 20 copë harta filigran.
“Harta Kosovës dim: 320mmx320mmx65mm nga argjendi me punim filigran, dhe ne mes e mbushur me gurë te zi te Trepçës, e vendosur ne kornize. Brendësia e kornizës te jetë plish i zi. Korniza e drurit me ngjyre silver dhe e zeze. Produkti vendoset ne kuti plishi me ngjyre te kaltër të mbyllur”.
Hartën e Kosovës në filigran me kuti plishi, 40 copë.
“Kornizë druri me ngjyrë argjendi me dim: 19x19cm me thellësi 3cm me paspapur plishi ngjyrë e kaltër e erret-teget. Ne mes vendoset harta e Kosovës punim filigran argjendi me dim:11,5x10cm , ku ne mes te hartës vendoset po e njëjta hartë me dim: 7×6 cm me gur te Trepçës. Korniza gjithashtu të ketë kuti plishi nga brenda dhe jashtë dhe te ketë tërheqëse nga sateni. Gjithashtu thellësia 6cm”.
Penda filigran, 20 copë.
“Penda nga argjendi me punim filigran, e vendosur në kornizë. Brendësia e kornizës të jetë plish i zi. Korniza e drurit me ngjyrë silver dhe e zezë. Produkti vendoset ne kuti plishi me ngjyrë të kaltër të mbyllur”, thuhet në dosje.
Furnizim me kuti plishi speciale për medalje me dimensioni 22x17x4 centimetër, 80 copë.








