Kompania e derivateve “Petrol Company” është dënuar me 7 mijë euro gjobë për shkak të shitjes së produkteve të naftës pa leje të vlefshme.

Pas një inspektimi që ishte bërë nga Inspektorët e Tregut në kompaninë “Petrol Company” në lagjen “Arbana” në Prizren gjatë viti 2021 dhe 2022, përfaqësuesit e kësaj kompanie nuk e kishin prezantuar licencën valide për ushtrimin e veprimtarisë NDN-së (leje për shitje me pakicë të dizelit, benzinës dhe biokarburantëve) dhe licencë për shitje me pakicë të KLN-së (leje e shitjes me pakicë të gazit të lëngëzuar).

Ballkani.info e ka siguruar vendimin e Gjykatës së Apelit të dhjetorit të vitit 2023, e cila e ka dënuar “Petrol Companyn” me gjobë prej 7 mijë eurove.

Fillimisht, Gjykata Themelore në Prizren e kishte dënuar këtë kompani me gjobë prej 500 eurove, megjithatë ndje këtij vendimi kishte reaguar Inspektorati i Tregut në MINT, ku edhe kishte dërguar lëndë në Gjykatën e Apelit.

“Është konstatuar se “Petrol Company” ka ushtruar veprimtari të shitjes me pakicë e NDN-së, dizelit dhe benzinës pa licencë valide të lëshuar nga organi kompetentë. Me çka kanë kryer kundërvajtje nga neni, 4 të igjit NR. 08/L-18 për Tregti me Derivate të Naftës në Kosovë që ndëshkohet sipas nenit 19 me gjobë prej 500 euro”, thuhej në vendimin e Themelores.

Kundër këtij aktgjykimi kishte paraqitur ankesë Inspektorati i Tregut, sipas tyre, për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike nga ana e Gjykatës Themelore.

Në ankesën e Inspektoratit të Tregut thuhej se “gjykata gabimisht dhe në mënyrë jo të plotë ka vlerësuar gjendjen faktike reale, për shkak se inspektorët e MINT me datë prej 14.08.2021 deri me 15.09.2021 e në vazhdim deri me datë 07.12,2022 kanë inspektuar operatorin ekonomik “Petrol Company” në lagjen “Arbana” në Prizren, pala në prezente në mungesë të pronarit nuk e ka prezantuar licencën valide për ushtrimin e veprimtarisë NDN-së (leje për shitje me pakicë të dizelit, benzinës dhe biokarburantëve) dhe licencë për shitje me pakicë të KLN-së ( leje e shitjes me pakicë të gazit të lëngëzuar). Gjithashtu konsiderojmë se gjykata gabimisht ka aplikaur të drejtën materiale sepse subljekti i lartcekur ka bërë shkelej të nenint 4 par 4.1 me të cilën ceket se asnjë person nuk mund të merret me import ose shitjet të derivateve të naftës, brenda kapaciteteve të shitjes me shumicë dhe pakicë, për qellime afariste, pa licencë aktuale të lëshuar nga zyra e licencimit MTI”, thuhet mes tjerash në ankesën e Inspektoratit të Tregut.

Më pas Apeli e ka aprovuar ankesën e Inspektoratit të Tregut, duke e dënuar Petrolin me 7 mijë euro gjobë.

Ballkani.info ka tentuar të marrë një përgjigje nga “Petrol Company”, por edhe pas më shumë se një jave kjo kompani nuk ka kthyer përgjigje. /Ballkani.info/