DOKUMENT| Kurti e liroi nga detyra Rakiqin, ky është vendimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar nga detyra ministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq.

Demokracia.com ka siguruar vendimin e kryeministrit Kurti për lirimin e Rakiq, i cili u dorëhoq para 3 javësh.

Në vendimin që ka siguruar Demokracia.com për lirimin nga detyra të Rakiqit nuk përmendet ndonjë arsyetim specifik.

Po ashtu gjatë ditës së sotme Kurti ka emëruar Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, raporton Demokracia.com.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, z. Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti e uroi z. Rashiq për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.