Komuna e Skenderajt ka ndarë hiç me pak se 65 mijë euro për furnizim me perde dhe tepihë si dhe artikuj të tjerë.
Siç bëhet e ditur një njoftimin për kontratë të publikuar në KRPP, komuna e udhëhequr nga Fadil Nura i PDK-së, ka paraparë që të shpenzojë 65 mijë euro për këtë kontratë, nga e cila pritet të përfitojnë edhe disa shkolla të kësaj komune, shkruan Ballkani.info.
“Furnizim me tepihë, perde dhe artikuj tjerë për shkolla dhe institucionet tjera në kuadër të
komunës së Skenderajt si dhe mirëmbajtja (pastrimi) i tyre”, thuhet në njoftimin për kontratë.

Vlera e kësaj kontrate kap shumën prej 65 mijë euro, derisa afati i fundit për dorëzim e tenderëve është 04.01.2024, në ora 14:00:00.
Nga kjo kontratë janë paraparë që të blihen perde, tepihë si dhe artikuj të ndryshëm për institucionet e komunës së Skenderajt. /Ballkani.info/







