Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka dhënë kontratë për shërbime me internet wifi në hapësirat publike të qytetit.
Komuna e udhëhequr nga Imri Ahemti ka dhënë kontratë në vlerë prej mbi 13 mijë euro për shpërndarje të internetit në hapësirat e këtij qyteti, shkruan Ballkani.info.

Siç bëhet e ditur në dosjen e publikuar në KRPP, shpërndarja e internetit do të bëhet në sheshin “Adem Jashari”, shtigjet e ecjes tek ETC, parku tek shkolla fillore “Vëllezërit Frashri”, parkingu te Shtëpia e Kulturës, në oborrin e komunës si dhe në oborrin e QKMF-së.
Kjo kontratë është paraparë për një kohëzgjatje prej 36 muajsh.
Shpërndarja e internetit do të bëhet përmes fibrit optik.
Vlera e kësaj kontrate ka qenë 15 mijë euro, ndërsa tenderin e ka fituar kompania me çmimin me të ultë.
Tenderin për shpërndarje të internetit në këtë komune e ka fituar kompania “AE HOLDING L.L.C”, në vlerë të përgjithshme prej 13 mijë e 32 eurove. /Ballkani.info/







