Komuna e Skenderajt ka ndarë hiç më pak se 25 mijë euro për pastrimin e automjeteve zyrtare, vullkanizimin, balancimin, montimin dhe demontimin e gomave.
Veturat që përdoren nga punonjësit e komunës së Skenderajt, e cila drejtohet nga Fadil Nura, do të dalin në rrugë më të pastra.
Për larjen dhe mirëmbajtjen e tyre tashmë është hapur një tender në vlerë prej 25 mijë eurove, shkruan Ballakani.info.

Siç bëhet e ditur një njoftimin për kontratë në KRPP nga kjo kontratë do të bëhet “pastrimi i automjetit të vogël komplet, pastrimi komplet kamionë ose autobusë, pastrim veturë e madhe komplet”.
“Demontim dhe montim i gomave, vullkanizimi (rregullim) i gomave sipas nevojës, balancim i gomave”, bëhet e ditur në dosjen e tenderi.
Në këtë njoftim është bërë me dije se afati i fundit për dorëzimin tenderëve është deri me datë 20.02.2024 në ora14:00:00. /Ballkani.info/








