Kuvendi i Kosovës

Dokument| Kjo është Rezoluta e AAK-së që sot paraqitet në Kuvend

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës do të paraqes Rezolutë për ndaljen e presionit dhe cenimit të të drejtave të punëtorëve në Administratën shtetërore.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave.

Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, ka bërë të ditur Tahiri.