DOKUMENT: Kjo është agjenda e konventës programore të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës organizon sot konventën e saj programore. “Lidhja për të ardhmen”. Në këtë konventë, kjo parti thotë se do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së.

Konventa do t’i zhvillojë punimet më 29 dhe 30 prill 2022 në Hotel Emerald duke filluar prej orës 11:00, shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com ka siguruar agjendën e kësaj konvente:

Fjalën hyrëse do ta mbajë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Orej orës 11: 30 deri në 12:00 do të mbahet paneli  me temën ” E ardhmja e së djathtës së Kosovës”, ku do të diskutojnë : Kujtim Shala, Arben Gashi, Muhamet Hamiti, Visa Berisha.

Po ashtu do të mbahet edhe një panel me temën “Politika e jashtme, mërgata dhe bashkëpunimi rajonal”.

Në këtë panel do të diskutojnë Lutfi Haziri, Shqipe Mjekiqi, Teuta Sahatqija, Valon Murtezaj.

Po ashtu nga ora 12;30 do të mbahet paneli me temën “Zhvillimi, arsimi dhe shëndetësia” ku panleistë janë Alban Zogaj, Besian Mustafa, Jehona Lushtaku, Izet Sadiku.

Paneli i katërt do të ketë temën ‘Shteti dhe siguria”. Panelistë në këtë temë do të jenë Gazmend Muhaxheri, Anton Quni, Driton Semanaj dhe Armend Zemaj.

Do të mbahen edhe dy panele të tjera” “Mirëqenia dhe avancimi shpqëror” si dhe paneli i gjashtë me temë “Qeverisja lokale”.

Në këtë konventë janë të ftuar të gjithë delegatët e Kuvendit të LDK-së, anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, kryetarët dhe Kryesitë e Degëve, deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, kryetarët e Komunave nga radhët e LDK-së, asamblistët e Kuvendeve Komunale, grupet e ekspertëve, themelues dhe strukturat e tjera të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Konventën Programore të LDK-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues të EPP-së./ Demorkacia.com/