DOKUMENT| Këto janë masat e reja anti-Covid në Kosovë, rikthehet ora policore nga ora 22:00

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-Covid, të cilat do të hyjnë në fuqi nga nesër dhe vlejnë deri më 4 shkurt 2022.

Ora policore është vendosur nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Muzika nëpër lokale do të lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Mësimi nëpër shkolla do të vazhdojë të mbahet me prezencë fizike, por sipas paraqitjes së rasteve, mund të kalohet në skenarë të tjera, si ajo “online”.

Po ashtu, secili person që hyn në republikën e Kosovës duhet të posedojë ceritifikatën e vaksinimit me tre doza, apo testin negativ të Covid-19 i bërë 48 orë para nisjes apo mbërritjes në pikën kufitare.