Komuna e Kamenicës që drejtohet nga Kadri Rahimaj i Vetëvendosjes, ka shpallur konkurs për një specialist ligjor. 

Por e çuditshme ishte se në konkursin e publikuar nga kjo komunë fillimisht kërkohej  që kandidatët për këtë pozitë të kenë vetëm shkollimin e mesëm, shkruan Demokracia.com.

Por pastaj konkursin e kanë ndryshuar. Në konkursin për këtë pozitë tashmë kërkohet që kandidatët të kenë të kryer edhe arsimin e lartë.

“Arsimi i kërkuar: Diplomë/a e shkollës së mesme apo ekuivalente me to’,  ka qenë kriteri në konkursin e parë.

E një ditë pas publikimit me datë 13 prill konkursi ishte përmirësuar.

Kadri Rahimaj, kryetari i komunës së vogël, shumë shpesh gjatë pak muajve të qeverisjes së tij arriti ta bëjë Kamenicën temë në të gjitha mediat nacionale me gabimet e skandalet e tij.

Demokracia.com ka raportuar se Rahimaj kishte pësuar aksident në komunikacion me veturën zyrtare dhe e kishte fshehur atë.