DOKUMENT| Gërvalla e çmontoi diplomacinë, Këshilli ia shpall të jashtëligjshëm konkursin për diplomatë

Ministrja Gërvalla që nga ardhja e saj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nuk i ka ndalur pastrimet politike, duke larguar me dhjetëra diplomatë nga shërbimi i jashtëm i Kosovës.

Pas largimit të rreth 30 diplomatëve në grupe të ndryshme, Gërvalla shpalli edhe një konkurs për rekrutimin e 32 punonjësve të rinj, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, ajo si duket mbeti edhe pa diplomatët, edhe pa mundësinë që t’i rekrutojë të rinjtë, që sipas burimeve brenda MPJD-së po synohej që ta mbushnin diplomacinë me shërbëtorët e tyre partiakë.

Kolegji i Këshillit ka konstatuar se shpallja e rekrutimit të 32 zyrtarëve të misionit diplomatik është bërë në kundërshtim me ligjin.

Po ashtu, rekrutimit nuk i ka paraprirë një procedurë e brendshme e lëvizjes paralele në kuadër të shërbimit civil.

Këshilli ka rekomanduar MPJD-në që t’i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për anulimin e këtij konkursi. /Demokracia.com/

https://kpmshc.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/20220920153811528.pdf