DOKUMENT| “Çlirimtarit” të Shtimes i shfuqizohet një vendim i kundërligjshëm

Për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave procedurale, shkeljen e Ligjit të Punës dhe vërtetimit të gabuar dhe jo të drejtë të gjendjes faktike, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil e ka shfuqizuar një vendim të Komunës së Shtimes, të cilën e udhëheq Qemajl Aliu, i vetëshpallur “Çlirimtar i Shtimes”, raporton Demokracia.com.

“Ankesa e M. Q. me numër A.nr. 684/2022 e datës 02.08.2022 e parashtruar nga M. Q. ndaj kësaj Komune është aprovuar si e bazuar në tërësi andaj edhe është anuluar në tërësi procedura e rekrutimit me numër reference RN00009097 për grup të pozitave “Specialist të Përgjithshëm të Shërbimeve Sociale” e shpallur me datë 24.05.2022 nga Komuna e Shtimes”, thuhet në vendimin e siguruar nga Demokracia.com.

Në këto pozita ishin punësuar dy militantë të Lëvizjes Vetëvendosje në Shtime për të cilët Demokracia.com kishte paralajmëruar ankesat ndaj këtyre të fundit për shkeljet ligjore të mundshme.

Komuna e Shtimes pas vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës e ka anuluar konkursin në fjalë.